Liverpooli fiton me vështirësi në transfertën londineze ndaj Fulham dhe rimerr kreun e Premier League me 2 pikë më shumë se Manchester City por me një ndeshje më shumë pasi derbi i Manchesterit, mes United dhe Cityt u shty për shkak të pjesëmarrjes së dy skudrave në çerekfinalet e FA Cup.


The Reds u rikthyen te suksesi jashtë fushe në kampionat pas tre barazimesh radhazi teksa nuk fitonin që nga transferta e 12 janarit ndaj Brighton.


Edhe pse Fulham e ka prerë biletën për në Championship(vetëm matematika e mban në lojë), Liverpooli vuajti jo pak për të fituar me shifrat 1-2 në Craven Cottage. Njeriu i momentit pikërisht ai që i dhuroi kualifikimin ndaj Bayernit në Champions League, Sadio Mane ishte heroi i Liverpoolit me një gol dhe një penallti të fituar dhe të finalizuar nga veterani James Milner.


Golin e barazimit provizor për Fulham e realizoi një ish si holandezi Ryan Babel i cili përfitoi nga një gafë e rëndë e dyshes Van Dijk-Allison.



Gazeta Shqip