Përballja e parë mes Tottenhamit dhe Manchester City-t, e vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përfundoi me fitoren minimale të Spurs-ave.


Në stadiumin e ri të Tottenhamit u zhvillua një sfidë spektakolare, me Manchester City-n që pati mundësi të kalojë në avantazh që në minutën e 13, kur fitoi një penallti.


Nga pika e 11 metrave shkoi Aguero, që gaboi përballë portierit Loris, duke lënë rezultatin ende të barabartë. Pas rasteve të shumta të të dy skuadrave, sfida u zhbllokua në minutën e 78, pasi Son Hueng-Min shënoi në portën e Ederson.



Megjithatë, rezultati është minimal dhe për kualifikimin, gjithçka do të vendoset në sfidën e javës së ardhshme në Etihad Stadium të Manchester City-t.


Në sfidën tjetër, të zhvilluar në Anfield Road mes Liverpoolit dhe Portos, the reds zgjidhën gjithçka brenda 25 minutave të para, kur shënuan me Keita dhe Firminho, për të vulosur rezultatin 2-0.



Përveç minutave të para, që pamë një Liverpool të furishëm, pjesa tjetër e ndeshjes ishte e balancuar, por skuadra portugeze nuk ia doli të shënojë qoftë edhe një gol në portën e Alisson, për të rihapur çështjen e kualifikimit.