Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Francë. Lleshaj bën me dije se është takuar me homologun e tij, Christophe Castaner.


Përfundova një vizitë shumë të rëndësishme në Francë. Me Ministrin e Brendshëm Christophe Castaner. Bëmë bilancin e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe piketuam hapa të tjerë të rëndësishëm për të ardhmen, shkruan Lleshaj.


Ai shton se mbështetja e Francës për integrimin europian të Shqipërisë, bllokimi i emigracionit të paligjshëm drejt Francës dhe lufta kundër krimit të organizuar janë fushat e bashkëpunimit të ardhshëm.


Po ashtu bën me dije se e ka ftuar Castaner në Tiranë.