Në përgjigje të kërkesës së dytë nga kryeministri Rama, Presidenti Ilir Meta tregon për herë të parë pse nuk e dekretoi Sandër Lleshin Ministër të Brendshëm.


Ai ka publikuar listën me 14 pyetje drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes për të zgjedhurin nga ana e kryeministrit.


Meta e vlerëson emërimin e tij si një problematikë themelore kushtetuese. Kjo sepse ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti apo veprimtari politike, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë dhe as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra.”


Argumentet zbulohen në kërkesën që presidenca i ka dërguar  ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka më datën 9 nëntor.


“Duke qenë se kandidatura e Sandër Lleshaj vjen nga një karrierë e gjatë ushtarake në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ku ministri si funksion kushtetues është autoritet civil në zbatim të neneve 69, 103, 167/1 të Kushtetutës emërimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm paraqet një problematikë themelore kushtetuese. Kjo sepse ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti apo veprimtari politike, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë dhe as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra.”


Kreu i shtetit sqaron në këtë kërkesë, se kryeministri ishte vënë në dijeni edhe herën e parë mbi këtë ndalim kushtetues, e megjithatë kryeministri nuk ka dhënë asnjë shpjegim as shkresën e ridërguar për dekretim të zotit Lleshaj, dhe që mban nr 5211 datë 9.11,2018.


“Megjithëse kryeministri është vënë në dijeni mbi këtë ndalim kushtetues sërish edhe në këtë propozim të ri, nuk është dhënë asnjë shpjegim, informacion si, dhe nuk është mbajtur asnjë qëndrim mbi këtë çështje dhe për pasoja të tjera që mund të lidhen me të. Për më tepër që në njoftimin fillestar të kryeministrit në rrjetet sociale të kryeministrit të datës 27 tetor 2018 por edhe në dalje të tij publike Sandër Lleshaj propozohet për emërim si ministër i Brendshëm duke e trajtuar atë me gradën “Gjeneral”.


Kërkesa drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes për informacion shterues për pozitën e ushtarakut Sandër Lleshi (Lleshaj)


Pyetjet




12 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)