Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin Open me gazetaren Eni Vasili, komentoi rastin e dekretimit të Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm.


Ngjela nënvizoi se ky emërim nuk është kompetencë e Presidentit.


Problemi është këtu. Ai nuk i ka kompetencat. Kur themi kompetencë formale, nuk e emëron ai. Çpunë ka ai? E ka Parlamenti që shkon në votim. Statusi i ushtarakut? Duhet ta ndajmë pretekstin nga shkaku. Shkaku është personal. Nuk e dimë arsyen. Presidenti shkeli Kushtetutën, pastaj nxori problemin që është Gjeneral. Ky ishte një pretekst, deklaroi Ngjela.


Ndërkohë, Ngjela mendon se Presidenti Ilir Meta duhet të kishte dhënë dorëheqjen, pasi u tërhoq nga qëndrimi i tij fillestar dhe dekretoi Sandër Lleshin pas kërkesës së Ramës për ridekretim.


Duke qenë se në fillim tha JO, Meta duhet ti qëndronte kësaj JO-je. Meqë si qëndroi, të jepte dorëheqjen, tha Ngjela.


Kujtojmë se Meta refuzoi të dekretonte herën e parë propozimin e kryeministrit Edi Rama për ministër të Brendshëm, duke ndryshuar mendim kur propozimi iu dërgua për herë të dytë.


19 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)