Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje e sipër dhe është shkrumbuar tërësisht pasditen e kësaj të premteje në Llogora, duke shkaktuar për pak momente probleme në trafik.


Për fat të mirë nuk ka pasur njerëz të plagosur, ndërsa forcat e policisë që shkuan shumë shpejt në vendngjarje, pas verifikimeve paraprake njoftuan se automjeti dyshohet të ketë marrë flakë nga një shkëndijë elektrike. Automjeti ishte i tipit Volvo dhe i përkiste një turisti çek 48-vjeçar.


11 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)