Periudha e aplikimit per Llotarine Amerikane (Viza e Shumellojshmerise - DV) fillon sot me date 2 Tetor 2012, ora 18:00, ora lokale e Shqiperise dhe perfundon ne oren 18:00 te dates 3 Nentor 2012. Nuk ka asnje tarife per t'u regjistruar per llotarine. Tarifa e vizes paguhet diten e intervistes ne Konsullate vetem nga ata qe do te rezultojne te perzgjedhur.


Regjistrimi per llotarine behet ne faqen e internetit: www.dvlottery.state.gov. Gazeta "Koha Jone", publikon te plota, rregullat dhe udhezimet e ofruar nga ana e Ambasades se SHBA ne Tirane.


Para aplikimit per llotarine, duhet te kontrollohen kerkesat per kualifikim, si arsimi ose puna e specializuar. Kerkesa per arsim te mesem te barabarte me arsimin e mesem ne Shtetet e Bashkuara eshte shume e prere dhe profesionet per te cilat pervoja e punes mund te perdoret per t'u kualifikuar, jane te kufizuara. Kualifikimet nuk shqyrtohen para intervistes, keshtu qe perzgjedhja per llotarine nuk do te thote gjithmone se aplikanti do te kualifikohet per vize. Ambasada konfirmon se aplikanti mund te jete ne Shtetet e Bashkuara ose ne nje vend tjeter dhe mund te aplikoje si nga Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe jashte tyre. Ambasada konfirmon po ashtu dhe se personat qe tashme jane te regjistruar ne nje kategori tjeter per vize emigrimi, mund te aplikojne per programin e llotarise DV 2014.


Ata qe deshirojne te aplikojne duhet te kene parasysh keto rregulla:


• Aplikanti duhet te regjistrohet vetem nje here ne vit.


• Aplikanti (kryesor) duhet te perfshije bashkeshortin/en dhe femijet nen 21 vjec ne aplikimin fillestar, perfshire femijet e adoptuar, femijet e bashkeshortit/es nga martesa te meparshme (thjeshterit) dhe femije te cilet mund te mos jetojne aktualisht me te. Nuk ju kerkohet te perfshini femijet te cilet ne momentin e regjistrimit tuaj per llotari jane shtetas Amerikane apo Rezidente te Perhershem te Ligjshem.


• Per t'u kualifikuar per Llotarine nepermjet arsimit, aplikanti kryesor duhet te kete kryer shkollen e mesme me kohe te plote. Edukimi me korrespondence, pa shkeputje nga puna ose naten, edhe ai 5-vjecar, nuk eshte i mjaftueshem per kualifikim.


• Nese ne momentin e intervistes ne seksionin konsullor rezulton se aplikanti kryesor eshte regjistruar me shume se nje here (brenda nje viti) ose nuk ka perfshire nje person nen varesine e tij, aplikanti do te skualifikohet, edhe nese ai eshte perzgjedhur per llotarine dhe/ose ka paguar tarifen e intervistes.


• Pas regjistrimit me sukses per llotarine ne ekranin e kompjuterit duhet te shfaqet nje numer konfirmimi i aplikimit (Application Confirmation Number).


• Numri i Konfirmimit duhet ruajtur te pakten deri me 30 Qershor 2014!


Numri i Konfirmimit eshte e vetmja menyre per te pare nese aplikanti (dhe familja e tij) eshte perzgjedhur. Nese aplikanti perzgjidhet kjo eshte e vetmja menyre per te pare se kur eshte planifikuar data e tij e intervistes. Asnje fitues nuk do te njoftohet nepermjet postes apo e-mailit.


Konsullata e SHBA-se ju kujton se:


• Adresat e internetit te faqeve zyrtare te Qeverise Amerikane mbarojne me .gov


• Qytetaret duhet te kene kujdes te mos mashtrohen nga faqe interneti apo e-maile qe reklamojne Llotarine Amerikane dhe qe kerkojne pagese per kete sherbim.


• Seksioni konsullor i SHBA-se nuk ka asnje rol ne procesin e perzgjedhjes per Llotarine Amerikane. Perzgjedhja e aplikanteve nga e gjithe bota behet ne menyre te rastesishme nga nje kompjuter ne Qendren Konsullore te Kentucky-t ne SHBA.


Apeli


Llotaria Amerikane mund te jete nje mundesi e mrekullueshme per ata qe jane zgjedhur - ju lutemi te lexoni rregullat, dhe nese ju i permbushni kushtet e permendura ne to, aplikoni online ne http://www.dvlottery.state.gov nga data 2 Tetor deri me 3 Nentor 2012. Rregullat dhe udhezimet ne gjuhen shqipe gjenden ne faqen e internetit te ambasades: albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html


Programi i Vizave te Emigranteve te Shumellojshmerise, i autorizuar nga Kongresi Amerikan, administrohet nga Departamenti i Shtetit ne baze vjetore dhe drejtohet bazuar ne ligjet e Shteteve te Bashkuara, vecanerisht te Seksionit 203(c) te Aktit te Emigracionit dhe Kombesise (INA). Ky ligj, per nje grup emigrantesh te njohur si "emigrante te shumellojshmerise", mundeson viza qe u vihen ne dispozicion personave prej vendeve me shkalle historikish te ulet emigrimi ne Shteteve te Bashkuara. Per vitin fiskal 2014, do te jene ne dispozicion 50,000 viza emigrantesh te shumellojshmerise (DV).


Programi vjetor i llotarise i ben vizat te disponueshme per personat, te cilet plotesojne kerkesat e thjeshta, por te rrepta, te pranueshmerise. Nje kompjuter perzgjedh rastesisht te zgjedhurit per vizen e llotarise. Vizat shperndahen ndermjet gjashte rajoneve gjeografike dhe brenda cdo rajoni, asnje vend i vecante nuk mund te perfitoje me shume se 7% te Llotarive (DV-ve) te disponueshme per cdo vit. Vizat u vihen ne dispozicion personave prej vendeve me shkalle historikisht te ulet emigrimi ne Shteteve te Bashkuara. Asnje vize nuk u shkon shtetasve te vendeve qe kane derguar me shume se 50,000 emigrante ne SHBA ne periudhen e pese viteve te fundit.


Shtete qe privohen nga DV 2014


Per llotarine e vitit 2014, vendasit e shteteve te meposhtme nuk jane te pranueshem per te aplikuar, sepse keto shtete kane derguar ne total me shume se 50,000 emigrante ne SHBA ne pese vitet e shkuara: Bangladesh, Brazil, Kanada, Kine (te lindurit ne kontinent), Kolumbi, Republika Domenikane, Ekuador, San Salvador, Haiti, Indi, Xhamajke, Meksike, Pakistan, Peru, Filipine, Koreja e Jugut, Mbreteria e Bashkuar (me perjashtim te Irlandes se Veriut) dhe territoret e varura prej saj dhe Vietnam. Personat e lindur ne Hong Kong SAR, Makau SAR dhe Tajvan jane te ligjshem.