Lobimi është një përpjekje e ligjshme e individëve apo grupeve të ndryshme të interesit për të ndikuar në vendimet e qeverisë. Megjithëse nuk njihet shumë në Shqipëri, ekspertët thonë se lobimi në disa forma, është i paevitueshëm në çdo sistem politik.


Në SHBA, lobimi ka nisur që në vitet 1970 dhe sot numërohen me dhjetëra-mijëra lobistë, disa prej të cilëve marrin dhjetëra miliona dollarë nga qeveritë e huaja.


Por ajo që është e rëndësishme, sipas ligjeve amerikane, është që përpara çdo pune, agjentët e huaj, apo lobistët që punojnë për qeveri, parti apo individë që nuk janë shtetas amerikanë, duhet të deklarojnë shumën e parave që do të marrin dhe marrëveshjen e arritur.


Sigurisht që ka me mijëra mënyra të paqarta e të ndryshme lobimi. Nëse lobimi është i hapur, smund të punosh qartë. Lobimi është një punë delikate që mund ta bësh me inteligjencë me lëvizje të zgjuara, përndryshe, sdo ta arrish kurrë qëllimin. Nëse kam një qëllim për të arritur dhe nis tia tregoj miqve, familjes dhe ata flasin me të tjerë, sdo ta arrij kurrë atë qëllim. Lobimi është diçka e fshehtë.


Diçka private që duhet ta arrish me ndershmëri. Nëse marrim para, duhet të bëjmë faturën për atë punë. Por pa dëmtuar të tjerë, tregon Massimo Romagnoli.


Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qindra vende të ndryshme paguajnë lobistë për të ndikuar tek ligjvënësit amerikanë. Vendet që investojnë më shumë, janë natyrisht aleatët më të afërt të SHBA-ve. Ndërsa Rusia, sipas të dhënave zyrtare nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, renditet në vendin e 31 me 1,3 milionë dollarë të shpenzuara gjatë vitit të kaluar.


Dhjetëra firma lobimi kanë punuar dhe punojnë për individë, kompani apo institucione qeveritare ruse.