Kreu demokrat Lulzim Basha, në një prononcim për mediat pas daljes nga Prokuroria deklaroi se PD dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj. Ai shtoi se këtë e vërtetojë përgjigjet e ardhura nga Britania dhe Skocia, të cilat hedhin poshtë çdo pretendim të mazhorancës në lidhje me çështjen e lobimit në SHBA nga Partia Demokratike.


Jemi thirrur si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Hetimi i hapur prej një viti bëhet mbi bazën e plotësimit të formularëve në KQZ. Çështja që po hetohet me kërkesë të PD-së është nëse këto janë mbushur apo jo si duhet dhe jo gënjeshtrat dhe shpifjet nga qeveria.


Ka një vit e gjysmë ky hetim dhe 6 muaj që kanë ardhur përgjigjet dhe që vërtetojnë që asnjë drejtues i PD-së nuk ka shkelur asnjë ligj, as në Shqipëri, as në SHBA apo Britani. I kam kërkuar prokurorisë ti bëj publike përgjigjet e ardhura. PD dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj”, deklaroi Basha.


Nevoja për të pyetur për të dytën herë këta katër zyrtarë lindi pasi prokuroria e Tiranës u njoh me prova dhe fakte të reja që kanë mbërritur në adresë të saj, nëpërmjet dy letërporosive nga SHBA dhe Skocia.


Gazeta Shqip