Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim thotë nuk e ka idenë se çfarë ndodhi me tërheqjen e ambasadores së nominuar për në Shqipëri, Kathleen Ann Kavalec.


yuri kim


 


Në një intervistë për Real Story në News24, kësaj here të zhvendosur bashkë me gazetarin Sokol Balla në Pashaliman, ambasadorja Kim tregon nëse e trashëgoi ajo emërimin e Kavalec duke ia lënë përgjegjësinë Presidentit të SHBA-ve Donald Trump.


Sokol Balla: Vazhdojmë udhëtimin tonë në Vlorë me ambasadoren e SHBA në bazën ushtarake Pashaliman. Zonja Ambasadore, kjo është një pamje mahnitëse e gjirit të Vlorës.

Ambasadorja Kim: Shumë e bukur.

Sokol Balla: Edhe historia këtu është.

Ambasadorja Kim: Epo, shoh historinë, të shkuarën, të ardhmen, patjetër.

Sokol Balla: Ajo është Rusia Ajo është NATO.


Ambasadorja Kim: Po.


Sokol Balla: Vërtet shumë përparim.

Ambasadorja Kim: Po.


Sokol Balla: Mbaj mend që përpara jush, një tjetër ambasadore duhet të kishte ardhur këtu, Zonja Kavalec. Supozohej të bashkërendonte punën kundër ndikimit rus dhe pastaj, papritur, nuk erdhi. A e trashëguat ju edhe misionin e saj? Dua të them, politikisht?


Ambasadorja Kim: Oh, e dini, për ne, nuk varet nga ambasadori, varet nga Presidenti. Dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara mbetet Donald J. Trump. Unë jam përfaqësuesja e tij ashtu si Cathy Kavalec apo çdokush tjetër i emëruar për postin do të kishte qenë përfaqësues. Pra, nuk ka ndryshim në politikë.


Sokol Balla: A është e vërtetë që edhe nga Shqipëria u lobua kundër saj? Kundër ardhjes së saj këtu?


Ambasadorja Kim: Nuk ia kam idenë.

Sokol Balla: Nuk keni idenë apo nuk keni koment?


Ambasadorja Kim: Nuk ia kam idenë.