Autori i Lajmit: Redaksia




Gjatë një aktiviteti të organizuar në TOB, shefi i delegacionit të KE në Tiranë, Helmut Lohan ka deklaruar se BE do të pranonte cdo lloj zgjidhje që do të ishte produkt i marrëveshjeve të të dyja palëve, bazuar këto në Kushtetutë e transparencë. "Kjo është një pyetje të cilën duhet tia drejtoni zotit Bosch. Bashkimi Evropian do të mirëpriste çfarëdolloj marrëveshjeje që do të arrinin udhëheqësit shqiptarë bazuar në dy parime thelbësore demokratike: respektin për kushtetutën dhe transparencën. Më lejoni të shtoj edhe diçka tjetër: të martën në Bruksel, Bashkimi Evropian theksoi rëndësinë e të gjitha palëve që të bashkëpunojnë në mënyrë aktive për të rivendosur aktivitetin e pandërprerë parlamentar duke përfshirë mazhorancën qeverisëse dhe opozitën. Që atëherë, nuk kemi vënë re përmirësime as në Kuvend e as në rrugë. Tashmë ka ardhur koha që udhëheqësit politikë të Shqipërisë të veprojnë në mënyrë vendimtare për një zgjidhje për ngërçin politik.", -theksoi Lohan Ndër të tjera, Lohan theksoi se BE ditën e martë i kërkoi palëve politike ti japin zgjidhje krizës politike, por sipas tij që prej të martës asgjë nuk ka ndryshuar. “Ditën e martë, BE ka theksuar rëndësinë që të gjitha palët të bashkëpunojë në mënyrë aktive që të rivendosin funksionimin e pandërprerë të parlamentit, duke përfshirë, si maxhorancën qeverisëse ashtu edhe opozitën. Që nga dita e martë ne nuk kemi parë progres apo ecuri, qoftë në parlament, apo në rrugë. Tani është koha që udhëheqësit politikë shqiptarë ti japin fund ngërcit politik”, - deklaroi Lohan. Deklarata e Lohan vjen në kohën kur ambasadori i OSBE-së, Bosch pohoi se palët politike kanë në tavolinë një marrëveshje për zgjidhje, të cilën duhet ta pranojnë. Kryeministri Berisha tha në një konferencë për shtyp se në tryezën e tij nuk ka asnjë draf-marrëveshje. Nga ana tjetër, PS deklaron se ndodhet pranë një zgjidhje.



Ky lajm është publikuar: 16/05/2010