Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan shprehet Turqia do të shndërrohet në lojtarin kryesor në botë, për sa i përket industrisë së mbrojtjes. Sipas liderit turk, kjo do të bëhet falë teknologjisë unike dhe të avancuar.


Gjatë vitit 2018, eksportet në industrinë e hapësirës dhe atë të mbrojtjes në Turqi, u rritën me 17 për qind.


Erdogan shprehet i vendosur për të vijuar investimet në këtë sektor, në mënyrë që Turqia të ketë një rol dominues në tregun botëror.


Më hërët, numri 2 i Departamentit të Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë (SSB), Serdar Demirel ka bërë një vlerësim në lidhje me ecurinë dhe zhvillimin e industrisë ushtarake turke.


Po të shohim 15 vitet e fundit të industrisë turke të mbrojtjes, do të vërejmë një grafik përherë në rritje dhe një gamë të gjerë produktesh, të cilat e kanë bërë vendin tonë një prej 10 prodhuesve kryesorë të mbrojtjes në botë, ka thënë ai.


Serdar Demirel ka theksuar gjithashtu se Turqia ka projektuar dhe zhvilluar tankun e saj kombëtar pa kurrfarë kontributi të jashtëm, si dhe është renditur në mesin e partnerëve kryesorë dhe kontribuuesve seriozë për projektin e përbashkët të avionit luftarak të gjeneratës së pestë, F-35.


Gazeta Shqip