Djegia e mandateve parlamentare duket se nuk paska qenë e plotë nga radhët e opozitës. Pas Lefter Kokës, Mylsim Murrizit dhe Rudina Hajdarit që zgjodhën të mbeteshin në Kuvend, në skenë ka dalë një tjetër mandat i diskutueshëm.


Dhe është sërish nga radhët e LSI. Ndonëse nuk kemi të bëjmë me një dezertor, Vangjel Tavo duket se është ende deputet pasi ka ndodhur një ngatërresë me dorëzimin e mandatit të tij.


Deputetit të Gjirokastrës nuk i është djegur ende mandati, ndaj në Facebook, Tavo ka sqaruar se u njoftua nga mediat se është ende deputet. Kjo pasi, në plotësimin e formularit ai nuk e ka shkruar saktë emrin e të atit.


Tavo thotë ndër të tjera se sapo të kthehet në Shqipëri do të rregullojë gabimin, pasi do ti mbetet besnik vendimit të opozitës.


Nxitimthi, gjatë plotësimit të formularit kam kryer një lapsus nga ana ime, në lidhje me emrin e saktë të babait, pasi nuk është shënuar sipas pasaportë. Unë i qëndroj më shumë dhe më bindshëm se kurrë qëndrimit dhe aktit politik të dorëzimit të mandatit, ndaj do e plotësoj edhe një herë formularin në mënyrë të saktë dhe do e dorëzoj me tu kthyer në Shqipëri nga një vizitë që po bëj jashtë vendit, sqaron ai.


REAGIMI I VANGJEL TAVOS:


Miq, sapo mësova nga media në lidhje me një shkelje të procedurave për verifikimin e gjeneraliteteve të personit tim, nga ana e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me dorëzimin e mandatit tim si deputet në Kuvendin e Shqipërisë.


Nxitimthi, gjatë plotësimit të formularit kam kryer një lapsus nga ana ime, në lidhje me emrin e saktë të babait, pasi nuk është shënuar sipas pashaportës. Unë i qëndroj më shumë dhe më bindshëm se kurrë qëndrimit dhe aktit politik të dorëzimit të mandatit, ndaj do e plotësoj edhe një herë formularin në mënyrë të saktë dhe do e dorëzoj me tu kthyer në Shqipëri nga një vizitë që po bëj jashtë vendit.


Por ndërkohë dua të denoncoj shkeljen e të gjitha procedurave nga ana e Kuvendit të Shqipërisë për verifikimin e dokumnetacionit që vërteton të dhënat e mia.


Akti i formalizimit të lënies së mandateve të deputetëve të opozitës, nuk po bëhet aspak me seriozitetin e duhur.


Ligjërisht, Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve në Kuvend duhet të thërriste një e nga një deputetët e dorëhequr të cilët duhej edhe njëherë të deklaronin heqjen dorë nga mandati përballë këtij komisioni. Por kjo procedurë nuk është ndjekur dhe dokumentat e firmosura nga deputët i kanë kaluar direkt nga Kuvendi KQZ-së pa u verifikuar dhe ndjekur procedurat.


Unë e pranoj lapsusin për të cilin jam informuar nga media. I qëndroj absolutisht linjës opozitare për djegien e mandateve dhe sapo të kthehem në Shqipëri do firmos edhe njëherë dorëheqjen.


Por shikoni miq, ja ky është serioziteti i institucioneve tona. Askush nuk e verifikoi atë që unë kisha shkruar. Kjo është një shkelje e rëndë institucionale.


Ju falenderoj për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj të përhershme.


Gjithmonë i juaji,