Frika për sulme terroriste në Lojërat Dimërore të Vancouverit konsiderohet e ulët, por Kanadaja vazhdon të shpenzojë për të mbrojtur evenimentin. Kontrollet e forta në aeroporte, për ata që kërkojnë të ndjekin lojrat, patrullimet në port dhe qindra policë të ardhur nga i gjithë vendi, janë pjesë e një prej operacioneve më të kushtueshme në historinë e Kanadasë.




15000 policë, ushtarë dhe oficerë privatë sigurie do të qendrojnë, hanë
dhe flenë në tra luftanije gjatë 17 ditëve të evenimentit. Sekretaria e
shtetit për sigurinë e Amerikës, Janet Napolitano, ka deklaruar
gjithashtu se nuk është e shqetësuar për ndonjë rrezik konkret në Lojrat
Dimërore, ndërkohë që policia kanadeze po bashkëpunon me homologët
amerikanë, për të ruajtur sigurinë në Vancouver.

Qeveria e Kanadasë ka bërë të ditur se ka një buxhet prej 900 milionë
dollarë kanadezë, ose 852.3 milion dollarë amerikanë, për sigurinë,
ndërkohë që Komiteti Organizativ i Vancouverit ka sqaruar se buzheti për
lojrat, pa përfshirë sigurinë është 1.7 bilionë dollarë kanadezë. E
ndërsa Kanadaja përgatitet për Lojrat Dimërore, pishtari olimpik ka
mbërritur në Richmond, pranë Vancouverit.

Udhëtimi i pishtarit olimpik ka qenë më i gjati në historinë e
olimpiadave, pasi ka përshkuar 45,000 kilometera me kanoa, slitë qensh,
snouboard dhe të tjerë mjete tipike kanadeze, pishtari do të mbërrijë në
stadiumin e mbyllur për ceremoninë inauguruese, të premten në mbrëmje
në 12 shkurt.

Eno Skarço




 





< I mëparshmi