Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës ë tij në Kuvend tha se nga 1 janari, bastet sportive dhe kazinotë do të zhduken si biznes. Këtë zotim ai e cilësuar si një dhurtaë të shumëpritur për prindërit me rastin e Vitit të Ri.


Ky grup parlamentar do iu jap prindërve të këtij vendi një dhuratë të shumëpritur.  Mbylljet e kazinove elektronike, e basteve sportive që nga ndeshjet e futbollit deri tek garat e çdo katërkëmbëshi dhe të basteve online. Me mirëkuptimin që për sa i përket onlainit, që është një drejtim shumë kompleks siç tregojnë edhe eksperiencat e tjera, do të arrijmë në një konkluzion të mirëstudiuar dhe do të kemi një studim të mëvonshëm., tha shefi i qeverisë.


Ndërkohë ai mohoi zërat se pas 1 janarit do të krijohet një monopol bastesh, por shtoi se kazinotë do të lejohen vetëm në resorte luksoze dhe hotele me 5 yje, të vendosur në zonat turistike.


Ka propozime të ndryshme pers ai përket monopolit të basteve ,por jam kundër. Megjithatë janë të gjitha të hapura për diskutim , por në 1 janar nuk do ketë asnjë lloj basti apo kazino në vend. Ska spostim në periferi. Kazinotë do të jenë të mundura vetëm në resorte apo hotele me 5 yje, në ato zona të definuara si zona turistike. Nga ana tjetër është fatkeqësi por është realitet që Partia Demokratie  janë në krahun e atyre që po luftojnë online dhe po agresojnë një pjesë të këtyre deputeteve të mazhorancës me mesazhe.


Kjo është një fushatë shpifjesh nga krimi i organizuar që financohet nga kjo lloj veprimtarie.  Jam i keqardhur që një pjesë e deputetëve dhe posaçërisht deputetët e Komisionit të Financave dhe Ekonomisë janë kthyer në një shënjestër e një sulmi vulgar mesazhesh të orkestruara nga burgu 313.”


Universiteti i Tiranës ka bërë një studim dhe gjetjet janë rrëqethëse.  Qysh se nisëm ndarjen nga tepsia, kemi nisur punë për ti dhënë fund kësaj beteje, e cila ka qenë e vështire përgjatë cilës kemi patur edhe ne dështimin tonë, ku nga kjo sallë nuk arritëm ti japim fund kësaj beteje, por shtymë afatin.


Ata që kanë ngritur gjithë llumin, duke shpresuar se do të na zbrazin përmes një shpifje si ajo e një monopoli online, le ta mbajnë për vete turpin e përfarimit të këtij llumi. Ne dimë më tepër se kaq për lidhjet e atyre që shkojnë banak në banak për të kundërshtuar këtë masë, duke e fokusuar sulmin tek një monopol online . 68 % e  atyre që luajnë në kazino, e kanë nisur aktivitetin në moshën 16 vjeç, tha ai.


18 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)