Mazhoranca ka rrëzuar në Parlament amendamentin e propozuar kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, i cili kërkoi rritjen e taksimit nga 15 në 30% për lojërat e fatit te hotelet me 5 Yje, por kryeministri Rama reagoi duke thënë se një gjë e tillë është praktikisht e pamundur kur ende nuk janë afruar investitorët.


Është shumë pozitive që bëjmë edhe opozitën e këtij parlamenti, dhe praktikisht disa e sotme ka qenë shumë e frytshme, pasi janë bërë përmirësime të rëndësishme. Mesazhi i këtij buxheti dhe kësaj pakete fiskale është shumë pozitiv. Sa i takon rastit konkret, kujtoj se në Shqipëri akoma në momentin që flasim nuk kemi asnjë hotel me 5 Yje, përfshirë ata që pëmbajnë incentivat, global, i certifikuar dhe nëse duam të zhvillojmë turizmin e të konkurrojmë në rajon, i kemi të gjitha mundësitë dhe të shikojmë çfarë bëjnë të tjerët, – tha Rama. – Sot kemi një potencial prej 15 brandesh globale që kanë shprehur interes për të investuar në Shqipëri. Nuk është një mbështetje që qeveria ia kërkon të pasurve, por është për ekonominë, sepse është një fashë që sjell një efekt zinxhir për efektivitetin e brendshëm. Smund të ndryshojmë dot një incentivë sot, kur skemi hotele me 5 yje.


Sipas Ramës, kjo ska lidhje me ndalimin e bixhozit apo lejimin e tij. Nuk mund të rrisim një taksë për diçka që se kemi fare e të japim mesazhin e gabuar te investitorët. Të shohim vendet e tjera, në rajon, – u shpreh ai.


Propozimi i Braçes u refuzua me votë nga shumica parlamentare, kryesisht nga deputetët socialistë në sallë, pasi opozita vijon bojkotin.


3 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)