Fitorja në finalen e Kupës së Botës përballë Kroacisë ka bërë që lojtarët e Gjelave të shpërthejnë në festë. Entuziazmi i shtyu yjet si Pogba, Mbappe dhe Griezman që të mos e ndalin festën as në  konferencën për shtyp të Didier Deschamps pas ndeshjes.


Lojtarët vërshuan në dhomën  ku jepen konferencat duke kënduar himnin e tyre dhe brohoritur emrin e Deschamps, teksa e mbuluan trajnerin dhe gazetarët me shampanjë, ujë dhe pije energjike. Ata këndonin “C’est pas fini”, duke kërcyer në tryezën e konferencës për shtyp.


“Janë krejtësisht të çmendur këta djem”, tha me të qeshur Deschamps, i bërë qull pasi lojtarët u larguan.


 



“Ata janë të rinj dhe janë të lumtur”.


Ai tha se në diskutimet pas ndeshjes, ai u kishte thënë lojtarëve të tij se jeta kurrë nuk do të ishte e njëjtë për ta pas fitimit të trofeut.


“Profesionalisht, nuk ka asgjë më të rëndësishme se ky trofe”, tha Deschamps, i cili fitoi trofeun si një lojtar më 1998.


“Ndoshta ata do të fitojnë tituj të tjerë dhe nuk dua të minoj titujt e tjerë, por kur ju jeni një futbollist profesionist nuk ka asgjë më shumë se ky emocion. Kam pasur një privilegj të madh për të jetuar këtë si lojtar 20 vjet më parë dhe tani si trajner me Francën, kështu që do të shënohet përgjithmonë në kujtesën time, theksoi Deschamps.


16 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)