Mbrojtësi i Manchester Cityt, Micah Richards, është diagnostikuar me gripin e derrave. Richards thotë se ai është mbyllur në dhomën e tij të hotelit në Qipro, pasi i është thënë se nuk mund të fluturojë sërish në Britani, derisa të shërohet plotësisht. "Në fillim mendova se është një infeksion i keq i fytit, ose ndoshta ndonjë helmim nga alkooli. U ndjeva shumë i dobët, sa nuk mund të lëvizja e as të haja. Miqtë më sillnin pije në shtrat", ka thënë Richards për "The Sun".
"Kur më thanë se isha infektuar me gripin e derrave, në mendjen time filloi të sillet gjithçka. Shihni në lajme njerëz që vdesin nga kjo", ka shtuar lojtari.