Sergio Ramos ka replikuar ndaj Diego Armanod Maradonës, i cili dy ditë më parë kishte kundërshtuar vlerësimet për mbrojtësin spanjoll, duke thënë se ai nuk mund të konsiderohet një yll.


Pas fitores së Spanjës kundër Iranit, kapiteni i La Roja-s, nënvizon diferencën mes Maradonës dhe Lionel Mesit.


Unë e respektoj Maradonën, sepse është një njeri i madh. Mendoj se është pak i krisur, por unë po ju them se cili është futbollisti argjentinas më i mirë. Edhe vetë Maradona e di se është vite-dritë larg nga numri një, Messi.


Kur flitet për yje Dëgjova të thuhet një ditë më parë se Sergio Ramos është një yll. Nuk dua të debatoj, por më duhet të kundërshtoj. Jo, yll është Godin, deklaroi El Pibe dor, duke dashur të vlerësojë me superlativa mbrojtësin e Uruguajit dhe të Atletico Madridit,


21 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)