Nesër në orën 10:30, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet për të vazhduar me punimet e përcaktuara në rendin e ditës, që parashikon shqyrtimin e projektvendimeve për regjistrimin e katër partive të reja për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.


PARTITË QË DO REGJISTROHEN NGA KQZ:


-Partia Personat me Aftësi të Kufizuar


-Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë


-Partia e të Drejtave të Mohuara


-Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare


Krahas kësaj, KQZ-ja do të shqyrtojë edhe moszgjedhjen e 23 kandidatëve nga lista shumëermërore të Partisë Demokratike.


Një ditë më parë, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha, iu bëri thirrje subjekteve partiake që të dorëzonin brenda ditës së djeshme listat e komisionarëve të KZAZ-ve, ndërsa këtë thirrje e përsëriti edhe prezenca e OSBE/ODHIR në Tiranë.


E para u përgjigj Partia Socialiste, ndërsa opozita e bashkuar vijon ti qëndrojë stoike qëndrimeve të saj, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe krijimin e një qeverie tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.