Një avion i linjës British Airways ka bërë një ulje emergjente mesnatën e sotme në aeroportin Gatwick të Londrës, pasi vinte nga Napoli.


Emergjenca ishte deklaruar për shkak të një problemi teknik në një zonë të pasaktësuar të avionit. Autoritetet thanë se ulja emergjente nuk pati rrezik. Ka pasur panik tek pasagjerët, të cilët vetëm në fund mësuan se për çfarë po bëhej fjalë. Pista qëndroi e zënë për rreth një orë për inspektimet e rastit.


Avioni ynë u ul në siguri të plotë pasi pilotët kërkuan leje për një zbritje të menjëhershme si pasojë e një problemi teknik, – ka deklaruar kompania ajrore. Inxhinierët tanë janë duke kontrolluar avionin.


20 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)