Moti


Lumi Tejms kërcënon mijëra shtëpi përgjatë brigjeve në të gjithë Anglinë e Jugut


Londa nen ujeMijëra shtëpi përgjatë lumit Temjs të Londrës kërcënohen nga përmbytjet për shkak se niveli i ujit vijon të rritet. Autoritetet kanë dhënë alarmin për rrezikun shumë të madh të përmbytjeve më të mëdha në shumë kohë, ndërkohë që politikanët po debatojnë mbi efikasitetin e menaxhimit të situatës nga ana e kreut të Agjencisë së Mjedisit, Lordit Smith. Ai akuzohet se nuk është i aftë për punën dhe u përgjigj se stafi i tij di 100 herë më shumë gjëra mbi përmbytjet se sa çdo politikan.


Diskutimet janë se vendi ka pasur nevojë për projekte drenazhimi që duhej të bëheshin përgjatë viteve të fundit, por nuk janë bërë.


Parashikohet që situata të përkeqësohet për shkak të vijimit të reshjeve të shiut gjatë ditëve të ardhshme. Parashikohet që niveli i lumit Tejms të rritet me 8 deri në 10 centimetra të tjera në orët e ardhshme.


Banorët raportojnë se uji i ka hyrë në shtëpi, i ka përmbytur bodrumet dhe ka djegur rrjetet elektrike. Rrugët janë të mbuluara nga uji dhe në disa raste janë bërë të pakalueshme. Disa banorë po evakuohen drejt zonave më të larta. Një banor tha se ka jetuar që prej 44 vjetësh në këtë zonë dhe nuk ka parë asnjë situatë të ngjashme më parë. Problemi më i madh lidhet me përmbytjet e pusetave të ujërave të zeza, gjë që ka nxjerrë jashtë loje sistemin sanitar në disa fshatra e qytete.


Në disa pika, niveli i Tejmsit është më i larti i regjistruar që nga vitet 1980. Përmbytjet kanë shkaktuar probleme të rënda edhe për transportin hekurudhor.


E hëna ishte ditë pa shi në zonë, por parashikimet janë që shiu të rikthehet furishëm të martën me 20 deri në 40 milimetra brenda pak orësh.


Ky shkrim Londra nën ujë, përmbytje rekord u publikua me pare te Gazeta SHQIP.