Catania ka konfirmuar se sulmuesi Maxi Lopez mund të konsiderohet futbollist i Milanit pas arritjes së marrëveshjes mes klubeve të hënën.

Rossonerët kanë kthyer vëmendjen te Lopez pas dështimit për transferimin e Carlos Tevezit nga Manchester City dhe lëndimit të Alexandre Patos.

“Maxi Lopez është futbollist i Milanit. Kemi arritur marrëveshje dhe Milan tani duhet vetëm të sqarojë disa detaje para zyrtarizimit të transferimit. Futbollisti ka kërkuar t’i bashkohet Milanit dhe ne pranuam dëshirën e tij” tha drejtori sportiv i Catanias, Pietro Lo Monaco.