Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana prej pak kohësh është bërë baba për herë të parë.

Nga një angazhim të tjetrin, në skuadrën e Lazios dhe në kombëtaren shqiptare, Loriku duket se nuk ka patur shumë kohë për të shijuar ngrohtësinë e familjes.

Por në ditën e tij të pushimit kapiteni e ka rezervuar vetëm për personat e tij më të dashur, bashkëshorten dhe djalin Bojken.

Në një foto intime, futbollisti shqiptar shfaqet në shtrat së bashku me djalin, që qëndron në krah të gruas së tij Monica, juristes italiane që i ka rrëmbyer zemën mbrojtësit kuqezi./tvklan.al

lorik cana