Transmetuar më 16.06.2015 - 18:40








Është djalë, fëmija i parë i futbollistit Lorik Cana, kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit.



Loriku dhe bashkëshortja e tij Monika, kanë një vit që janë martuar dhe tashmë janë në pritje për t'u bërë prindër për herë të parë.



Loriku tregon se fëmija i tyre i parë është një djalë dhe pritet të vijë shumë shpejt në jetë. Kurse emrin e djalit nuk e kanë vendosur. Gjasat janë që t’i vënë emër shqiptar.



“Ne kemi mësuar se fëmija është djalë. Jemi shumë të lumtur dhe jemi duke menduar për një emër shqiptar, por ende nuk e kemi vendosur”.





PUBLICITET







lang: en_US