TIRANE- Ambasada Amerikane ka publikuar sot udhëzime të qarta për programin e lotarisë për vitin 2015, që nis në 1 tetor, si dhe mesazhin për tu ruajtur nga mashtrimet.

Regjistrimi elektronik për programin DV 2015 nis të martën në 1 tetor në orën 12:00 në mesditë, ndërsa aplikantët inkurajohen të mos presin deri në javën e fundit të regjistrimit për të aplikuar.

Një kujdes të veçantë Ambasada Amerikane në Tiranë i kushton mashtrimeve me këtë proces. Në faqen zyrtare të saj, qytetarëve u bëhet e qartë se nëse kanë marre një postë elektronike (e-mail) që njofton se aplikimi për programin e Lotarisë Amerikane ishte fitues dhe për të vazhduar duhet një shumë të hollash në emër të një personi, atëherë ju jeni viktimë e një mashtrimi.

Ambasada risjell përvojën e viteve të shkuara ku aplikantët fitues njoftoheshin nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK) me anë të postës, Jo me e-mail dhe të përzgjedhurve u jepeshin udhëzimet se si të vazhdonin në hapat e mëtejshëm të procesit. Qendra Konsullore në Kentucky nuk u kërkon fituesve para për vijimësinë e procesit.

Për ata që kanë aplikuar, njoftimi përzgjedhës do të kryhet nga kjo qendër i cili do jetë në përdorim që nga 1 maji i vitit 2014 në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore dhe kjo është e vetmja mënyrë që merret njoftimi i statusit të aplikimit.

Ambasada Amerikane këshillon gjithashtu që nëse aplikantët kanë marrë një e-mail mashtrues ta dërgojnë atë në adresën elektronike të Ambasadës Amerikane- TiranaUSConsulate@state.gov.
PER ME SHUME INFORMACION KLIKONI KETU

(er.nu/BalkanWeb)
Lidhje te tjera PER ME SHUME INFORMACION KLIKONI KETU