Njoftimi


Kujdes, Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë njoftime për të përzgjedhurit apo letra me postë ose email


Llotaria_amerikane1Nëse keni aplikuar për lotarinë amerikane gjatë tetorit të vitit të kaluar, nesër (sot) kontrolloni emrin në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit. Intervistat për fituesit zhvillohen sipas Case Number në periudhën tetor 2016 shtator 2017. Për të mësuar nëse jeni fitues klikoni në linkun e mëposhtëm duke futur më pas confirmation number, https://www.dvlottery.state.go.


Zyrtarisht njoftohet se përgjigjet për statusin tuaj mund t’i shihni përmes faqes së internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë, (E-DV www.dvlottery.state.gov) për të parë nëse jeni përzgjedhur apo jo për të vijuar më tej aplikimin. Regjistrimet për DV 2017 janë mbyllur më datë 3 nëntor 2015. Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë njoftime për të përzgjedhurit apo letra me postë ose email. Çdo njoftim me email ose letër që ju deklaron se jeni përzgjedhur për të marrë lotarinë, nuk vjen nga Departamenti i Shtetit dhe nuk është i ligjshëm. Çdo komunikim me email që merrni nga Departamenti i Shtetit do ju drejtojë për të rishikuar kontrollin e statusit të të regjistruarve për informacion të ri në lidhje me aplikimin tuaj. Departamenti i Shtetit nuk do tju kërkojë kurrë të dërgoni para me postë apo me shërbime të tilla si Western Union. Të gjitha regjistrimeve të marra nga secili rajon do tu caktohet një numër individual dhe n përfundim të periudhës së regjistrimit, një kompjuter do të përzgjedhë rastësisht aplikime të marra nga secili rajon. Brenda secilit rajon, aplikimi i parë i zgjedhur rastësisht do të jetë rasti i parë i regjistruar, aplikimi i dytë i përzgjedhur do të jetë rasti i dytë i regjistruar etj., thuhet në njoftimin zyrtar të ambasadës amerikane. Sipas tij, të gjitha regjistrimet e marra gjatë periudhës së aplikimit do të kenë një shans të barabartë për të qenë të përzgjedhur në çdo rajon. Kur një regjistrim është përzgjedhur, aplikanti do të njoftohet për zgjedhjen e tij/saj nëpërmjet kontrollit të statusit të t regjistruarve (Entrant Status Check) që do të vihet në dispozicion nga 3 maji 2016 në faqen e internetit të E-DV-së www.dvlottery.state.gov, theksohet në njoftimin e ambasadës amerikane.