SHBA - Ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar sot qytetarët shqiptarë, që do të aplikojën për lotarinë amerikane, të kenë kujdes nga mashtruesit.

Nëpërmjet një mesazhi në FB, pasi kjo ambasadë ka njoftuar se aplikimi nis në 1 tetor dhe mbyllet me 2 nëntor 2013, ka theksuar se qytetarët duhet të kenë kujdes nga emailed mashtruese, pasi asnjë njoftim nuk do të vijë me email, por vetëm nëpërmjet postës.

Në faqen zyrtare të ambasadës në internet, ku jepen detajet e aplikimit dhe të njoftimit të fituesve, thuhet qartë: “Nëse ju keni marrë një postë elektronike (e-mail) që ju njofton se aplikimi juaj për programin e Lotarisë Amerikane ishte fitues dhe në mënyrë që të vazhdoni me aplikimin tuaj ju duhet të dërgoni një shumë të hollash (para) në emër të një personi, ju jeni viktimë e një mashtrimi.

Qëndra Konsullore në Kentaki nuk ju kërkon juve t’u dërgoni para atyre apo ndonjë Ambasade tjetër të Steteve të Bashkuara të Amerikës me postë apo nëpërmjet shërbimeve si Western Union.

Për ata që kanë aplikuar për DV-2015, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entry Status Check), i cili do të jetë në përdorim duke filluar nga data 1 maj 2014, në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Aplikimi Elektronik për Vizat e Shumëllojshmërisë”.

Kjo është e vetmja mënyrë me të cilën ju do të merrni njoftim të statusit të aplikimit tuaj,”- vë në dukje Ambasada e SHBA-së.

(Faksimile e njoftimit të Ambasadës së SHBA-së në faqen e internetit)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)