Ambasada paralajmeron qytetaret per e-maile mashtruese. E-mailet deklaronin fitues duke kerkuar te holla ne kembim




Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane ka deklaruar dje se nepermjet postes elektronike po mashtrohen mijera qytetare shqiptare te cileve u deklarohet se jane fitues te Lotarise Amerikane ne kembim te nje shume te hollash. Ambasada kerkoi dje nga qytetaret qe te mos bien pre e ketij mashtrimi dhe te denoncojne cdo rast ne adresen e e-mailit te ambasades ne Tirane.


Ambasada e SHBA paralajmeron per tentativa mashtrimi me Vizat e Shumellojshmerise DV. Nese keni marre poste elektronike e-mail qe ju lajmeron se aplikimi juaj per programin e DV-se ka qene i suksesshem dhe ju kerkohet qe te dergoni para ne emer te nje individi apo biznesi ju mund te beheni viktime e nje mashtrimi nese i pergjigjeni atij e-maili ndash deklaroi ambasada e SHBA-ve ne Tirane.


Sipas saj ne vitet e meparshme kandidatet e suksesshem te DV-se njoftoheshin nga Departamenti i Shtetit Qendra Konsullore Kentucky QKK nepermjet postes me leter ndash jo me e-mail ndash dhe u jepeshin udhezime se si te vazhdonin hapin e ardhshem te atij procesi. Qendra Konsullore Kentucky nuk do tju kerkoje kurre te dergoni para ndash konfirmon ambasada.


Nese keni aplikuar per DV-2012 njoftimi zyrtar i perzgjedhjes do te behet online duke filluar nga data 1 maj 2011 ne faqen e internetit http//www.dvlottery.state.gov/ nepermjet opsionit Kontroll i Statusit te Aplikimit Entry Status Check sipas njoftimit te ambasades.


Kjo eshte e vetmja menyre ne te cilen ju do te merrni njoftim mbi statusin e aplikimit tuaj. Nese jeni perzgjedhur atehere duhet ti pergjigjeni udhezimeve te njoftimit qe mundesohet nepermjet Kontrollit te Statusit te Aplikimit. Procesimi i rastit tuaj do te filloje vetem pasi ti jeni pergjigjur Kontrollit te Statusit te Aplikimit. Ne kete pike ju mund te merrni komunikim me e-mail direkt nga Qendra Konsullore Kentucky QKK e cila mund tju informoje per te shqyrtuar Kontrollin e Statusit te Aplikimit per informacione te reja ne lidhje me aplikimin tuaj. Por QKK-ja kurre nuk do tju informoje perpara kesaj pike dhe ajo kurre nuk do tju kerkoje ti dergoni para ndash deklaroi ambasada.


Zyrtaret e ambasades se Shteteve te Bashkuara ne Tirane u bene thirrje te gjithe qytetareve shqiptare qe kane aplikuar ose jo qe nese marrin nje e-mail qe duket te jete nje njoftim mashtrues DV-je ta dergojne menjehere ne adresen zyrtare te postes elektronike te Konsullates se Pergjithshme prane ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane qe eshte TiranaUSConsulatestate.gov.