Loti i dytë i rrugës Kukës Shishtavec 6.7 km i gjatë është drejt përfundimit. Një investim i qeverise shqiptare përmes Bankes Islamike dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit që mundëson lidhjen me njërin prej parqeve më të bukura kombëtare atij të Shishtavecit me pjesën tjetër të vendit. Janë kryer të gjitha punimet përgatitore dhe këto ditë fillon dhe asfaltimi i saj. Drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës,e cilësojne mjaft të rëndësishme ndërtimin e kësaj rruge duke cliruar nga izolimi më shumë se 15 mijë banorë.



Rruga Kukes Shishtavec ka një gjatësi prej 33 km ndërsa shkurtohet me rrugën e re gati 10 km. Loti i parë i rrugës prej 3.4 km ka përfunduar gjatë vitit të kaluar dhe së bashku me lotin e dytë rruga e përfunduar kap rreth 11 km ose sa gjysma e saj. Eshtë tenderuar dhe loti i tretë i saj dhe gradualisht e gjithë rruga është parashikuar të përfundojë brenda vitit 2013. Shishtaveci është njëra prej zonave turistike të vendit që shfrytezohet jo vetëm për turizëm veror, por edhe atë dimëror.