lou-reedLou Reed, i cili e mori Rock n Roll-in nga qoshet e errëta si tekstshkrues, vokalist dhe kitarist për Velvet Underground, si dhe si një këngëtar solo, ndërroi jetë të dielën, tha publicisti i tij. Ai u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare.


Influenca e Lou Reed është një nga ato që, ka vetëm një grusht të vogël figurash të tjera, të cilët mund të krahasohen me të, tha Simon Vozick-Levinson, kryeredaktor i Rolling Stone, që raportoi e para vdekjen e Reed. Ai fliste sinqerisht rreth realitetit të të qenit një artist, të qenit të një personi që jetonte jetën sipas kushteve të veta. Ai nuk i zbukuronte kurrë gjërat, as nuk i ëmbëlsonte, por thjesht tregonte jetën ashtu siç realisht ishte, një gjë kjo që e bëri atë një artist të vërtetë, origjinal si dhe një nga më të mëdhenjtë e kohës sonë, tha ai.