Tashmë e ardhmja e Arsene Wenger duket gjithnjë e më larg Arsenalit.


Edhe pse ka kontratë deri në vitin 2019-të me topçinjtë, trajneri francez do të largohet në fund të sezonit nga skuadra londineze pasi tanimë ka kundër edhe tifozët të cilët presin me padurim lamtumirën e Wenger nga stoli i Arsenalit.


Drejtuesit e klubit nga Emirates Stadium po mendojnë për pasuesin e francezit dhe për momentin në pole-position për të marrë drejtimin e Arsenalit në verë është trajneri aktual i kombëtares gjermane Joachim Low i cili pritet të largohet nga përfaqësuesja e pancerave në përfundim të Botërorit, Rusi 2018.


8 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)