Ambasadori i SHBA-së Donald Lu ka lëshuar deklarata të forta në ceremoninë e 20 vjetorit të shkollës së Magjistraturës


“Lufta kundër krimit të organizuar derisa peshqit e mëdhenj të futen në burg.


Katër klane kryesore drejtojnë 20 familje kriminale shqiptare që dominojnë aktivitetet kriminale.


Emiljano Shullazi është një nga këta grupe kriminale. 


Lulzim Berisha, u lirua gabimisht. Klement Balili i shpëtoi drejtësisë për 18 muaj. Ka shumë Shullazë, Lul Berisha e Klement Balili në Shqipëri. Këta meritojnë të jenë në burg.


Në 2016 u arrestuan 1940 persona por më pak se 100 u dënuan tek Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërkohë nuk është arrestuar apo dënuar asnjë peshk i madh” u shpreh ai.


Ambasadori i SHBA-së njoftoi se vettingu do të fillojë javën që vjen dhe ky proces duhet të bëhet me profesionalizëm


Opinioni për parlamentin e ri?


” Parlamenti i 2017 është me i mirë se ai i mëparshmi. Shqiptarët duhet të jenë krenarë që kanë larguar kriminelët nga Parlamenti” nënvizoi ambasadori amerikan.


Në këtë aktivitet morën fjalën dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin si dhe kreu i gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.


Vlahutin: BE do të mbështesë SPAK për goditjen e korrupsionit


/Oranews.tv/ 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter