Ambasadori amerikan Donald Lu ka fshikulluar sërish politikën dhe drejtësinë shqiptare me deklaratat e tij.


Lu i është rikthyer sërish disa emrave të lakuar në botën e krimit, të cilt, ose nuk janë arrestuar nga policia, ose nuk janë dënuar akoma nga drejtësia.


“Lufta kundër krimit të organizuar derisa peshqit e mëdhenj të futen në burg. Katër klane kryesore drejtojnë 20 familje kriminale shqiptare që dominojnë aktivitetet kriminale, – tha ambasadori amerikan gjatë ceremonisë në shkollën e Magjistraturës. – Emiljano Shullazi është një nga këta grupe kriminale. Lulzim Berisha, u lirua gabimisht. Klement Balili i shpëtoi drejtësisë për 18 muaj. Ka shumë Shullazë, Lul Berisha e Klement Balili në Shqipëri. Këta meritojnë të jenë në burg.


Në 2016 u arrestuan 1940 persona por më pak se 100 u dënuan tek Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërkohë nuk është arrestuar apo dënuar asnjë peshk i madh u shpreh ai.


 


Lexoni fjalën e plotë të ambasadorit sot në 20 vjetorin e magjistraturës:


“Në këtë sallë ka dy grupe, një grup me shumë përvojë grupi i parë, po për mua grupi i dytë e më i rëndësishëm janë të rinjtë me shpresë e optimizëm për të ardhmen e Shqipërisë. Vitin e kaluar njoha Fildes Hafizin në diplomimin e saj. Sistemi gjyqësor i Shqipërisë e la në baltë Fildesin, dështoi duke lënë burrin e saj jashtë burgut. Vdekja e Fildesit sduhet të shkojë dëm, por të jetë optimizëm për ti dhënë drejtësi popullit shqiptar. Vettingu fillon javën që vjen. Shqiptarët duhet të jenë krenarë që larguan kriminelët nga Parlamenti. Ky institucion në 2017 është më i mirë se i vitit 2013. Lufta kundër krimit të organizuar, derisa peshqit e mëdhenj të futen në burg kanabis do të ketë sërish. Katër klane kryesore drejtojnë 20 familje kriminale shqiptare, që dominojnë aktivitetet kriminale.


Emiljano Shullazi është një nga këta kriminelë.


Sistemi i drejtësisë e la në baltë Fildez Hafizin. Lul Berisha u lirua gabimisht më herët nga burgu. Megjithëse u procedua drejtori dhe juristi burgut, Berisha është i lirë. Shullazi thuhet se vijon të bëjë trafik droge nga qelia. Balili ia ka dalë prej 18 muajsh ti shpëtojë drejtësisë. Shkak, paaftësia e policisë, prokurorisë e Ministrisë së Drejtësisë.


Ka shumë Shullazë, Lul Berisha e Klement Balili në Shqipëri. Këta meritojnë të jenë në burg. Në vitin 2016, 1940 personave u arrestuan, por më pak se 100 u dënuan te Krimet e Rënda. Zero dënimi, zero arrestimi për peshqit e mëdhenj. Kjo situatë ishte edhe në SHBA me Alkaponen, por Task Forca me policinë e prokurorinë punuan së bashku. Ska për të qenë e lehtë, me gjasë do jetë luftë e egër. Në 2016, pati 72 bomba në makina si pjesë e luftës së grupeve mafioze. Besojmë se është koha që qeveria ti shpallë luftë krimit të organizuar. Ushtarët më të rëndësishëm të kësaj lufte do jenë të diplomuarit e Magjistraturës”, tha Lu.


2 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)