Futbollisti francez, Lua Remi, është arrestuar nga policia britanike dhe akuzohet për përdhunim.

Remi, lojtar i skuadrës Kuins Park Rejnxhërs, akuzohet se ka kryer përdhunim në bashkëpunim me dy të tjerë.

Denoncimi është bërë nga një grua 34-vjeçare e cila thotë se e kanë droguar përpara sesa ta përdhunonin.

Remi është 26 vjeç, ka luajtur më parë për Marsejën dhe u ble për 8 milionë euro.

Arsenali, Liverpuli dhe Totenhemi interesohen për të.