Arda Turan po numëron ditët te Barcelona. Mesfushori turk është plotësisht jashtë projektit të trajnerit Valverde dhe tani klubi kërkon sistemimin më të mirë për lojtarin dhe ekipin.


Arsenali dhe Monaco janë tërhequr nga gara për 30-vjeçarin, duke i hapur rrugë kalimit të lojtarit në Turqi te Besiktas.


Ekipi nga Stambolli është gati ta marrë në huazim mesfushorin deri në fund të sezonit ndërsa Turan do të luante edhe në Champions League, pasi nuk është aktivizuar me katalanasit në këtë kompeticion.


17 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)