Luana merr fotot e dasmës së Marinës dhe krijon një histori motrash me to









Luana, motra e vogël e Marinës, ndoshta është personi që do e ndiejë më shumë largimin e saj nga shtëpia, edhe pse Marina bashkëjeton prej disa kohësh me Getin. Megjithatë martesa zyrtarizon gjithçka.



Ato kanë një diferencë shumë të vogël moshe dhe kanë ndarë çdo gjë bashkë, dhomën, veshjet, madje dhe vendin e punës dhe, edhe në dasmë, kanë pasur çastet e tyre, ku duket sikur nuk ka pasur shumë rëndësi nëse ishin në mes të një mjedisi festiv me shumë të ftuar apo në atë dhomën e tyre të fëmijërisë.


Duket që ato kuptohen aq mirë dhe argëtohen aq shumë së bashku!


Gjithmonë…bashkë!


Një, të pandara!


Ajo ishte sigurisht e lumtur pa fund!


Duket që Luana ka thënë të vërtetën, nuk ia ka ndarë sytë Marinës. Megjithatë ka pasur dhe të tjerë që nuk ia ndanin asaj.