Përplasja mes Presidentit të Republikës, Ilir Meta, dhe mazharoncës së kryeministrit Edi Rama, vijon ende për atë se kush do të jetë për 7 vitet e ardhshme në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.


Pas rrëzimit me votë në Kuvend nga mazhoranca, të kandidaturave të Vitore Tushës dhe Bahri Shaqirit, propozuar nga presidenti, ishte radha e Ilir Metës të paralajmëronte Edi Ramën mosakordin e tij për kandidaturën e Anastas Angjelit, emri i të cilit përmendet se do të ishte i pëlqyer nga mazhoranca për këtë post dhe që përmbush kriteret.


Jam i bindur se, të gjitha bindjet dhe propozimet e Presidentit synojnë forcimin e institucioneve të pavarura dhe të shërbimit të ligjit, e jo të forcimit të shumicës, tha Ilir Meta.


Ky paralajmërim i Metës për Ramën, për kandidaturën e Anastas Angjelit, tregon se më shumë sesa emri se kush do të drejtojë KLSH-në, kjo është kthyer në një betejë personale mes presidentit dhe kryeministrit.