10/12/2008  Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje se lufta kundër korrupsionit për qeverinë që drejton ka qenë përparësia më serioze. Ai ka thënë se përmes reformave në parandalimin e korrupsionit dhe ndëshkimi i rasteve të korrupsionit bënë të mundur që qeveria të mbledhë mbi 4 miliardë dollarë. Ai shtoi se lufta e qeverisë ka qenë nën vëzhgimin e institucioneve ndërkombëtare. “Beteja e parë është fituar, lufta vazhdon me vendosmëri të madhe. Po punohet me intensitet të madh për përballim total të tij nëpërmjet reformave. Mendoj se një nga drejtimet themelore është forcimi i rolit të shoqërisë civile në monitorim, pasi asgjë nuk e zëvendëson rolin e shoqërisë civile dhe medieve në këtë betejë”, - deklaroi Berisha.