Drejtori Ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Demokracisë, Xhavit Shala i ftuar në emisionin “RealStory” të Sokol Ballës në News24 ka thënë se në 7 vitet e fundit është bërë një revolucion sa i përket luftës kundër krimit të organizuar nga ana institucionale.


xhavit shala


 


Sipas Shalës, shoqëria shqiptare është e painformuar dhe nëse nuk informohet nuk e ndryshon dot mendësinë e saj sado që të luftosh krimin e organizuar. Por, Shala thotë se rezultatet nuk jepen sot për nesër dhe një pjesë e revolucionit që ka ndodhur në këtë luftë ëshë Reforma në Drejtësi, pasi shoqëria është shumë e ndjeshme ndaj krimit të organizuar.


“Në Policinë e Shtetit, vlerësim për krimin e organizuar bëjnë të gjitha insitucionet. Bën Policia vlerësim 6-mujor, dhe është shumë profesional, vlerësim që nuk është për publikun. Raporte të klasifikuara. Por Arjani duhet të kishte kërkuar akses në këto, dhe nuk është çudi që të çekonte në këto raporte. Raportet janë në nivel strategjik.Shoqëria është e painformuar. Sepse institucionet politika merret me ngjarjet aktuale të caktuara të përditshme. Publiku duhet informuar. Nëse nuk informohet, le ta luftojmë sa të duam. Edhe SHISH bën raporte, por janë për përdorim të kufizuar.


Duhet të ishin bërë sa më shumë publike për shoqërinë. Shoqëria është shumë e ndjeshme ndaj krimit e korrupsionit. Brenda periudhës së kësaj strategjie 2-13- 2020 ka pasur ndryshime në institucionalizim, vetëm Reforma në Drejtësi marrim, nuk po them e mirë apo e keqe. Është bërë revolucion. Rezultatet nuk jepen sot për nesër. Për të qenë të fokusuar, unë jam dakord dhe strategjia parashikon disa tregues. Kemi pasur parasysh faktin se çfarë mendon publiku për krimin e organizuar”, tha Shala.