e Hene 15 Shtator 20141227 pm
AGRON GJEKMARKAJbrbr Teresia komplekse qe perfshin njohjet besimet artin moralin te drejten traditat e cdo gje tjeter te prodhuar nga aktiviteti i njeriut si anetar i nje shoqerie mund te quhet kulture Se paku keshtu mendon E Tylor sipas Kultures se tij primitive nje liber ky i vitit 1871 dhe te gjitha keto nocione mund te konsiderohen kode kulturore sipas tij dhe te tjereve Letersia vete si kulture funksionon mbi keto kode ekziston prej tyre dhe njekohesisht kontribuon qe ato te mbeten gjalle Edhe e jona nuk ben perjashtim brAutoret At Zef Pllumi Sami Repishti dhe Mustafa Kruja te ndryshem deri ne kundershti bindjesh politike si personalitete kulturore e shoqerore me karakteristika dalluese brenda letersise shqipe kane realizuar nje veper e cila deshmon nje te perbashket qe konsiston te qendresa e kodeve imutabile ne lufte me kodet mbi te cilat ka funksionuar letersia shqipe nga periudha 1944-1990brDuhet thene qe vetem Kruja e shkroi vepren e tij epistolare Kuvend letrash me miqte paralelisht me realizmin socialist ne vitet 50 Repishti pjeserisht mund te permendim Dialektika e rendit dhe e rebelimit tek Andre Malraux ne fund te viteve 60 ne USA tekst ky paraardhes natyral ne lemin e ideve te Nen hijen e Rozafes veper memuarialistike botuar ne 2004 mbase te shkruar me parebrPllumi fillon publikimin vetem ne 1994 me pjesen e pare te trilogjise Rrno vetem per me tregue Secili memuaret i publikoi pasi metoda socrealiste se paku zyrtarisht kishte rene por jo veprat qe u pllenuan me kodet e saj Kjo trio gegesh shkrimtare projektojne nje ndeshje hipostazash nje lufte kodesh Kjo lufte ka kuptim edhe me nje gje qe formalisht nuk ekziston me sic eshte realizmi socialist sepse substancialisht produkti i saj nuk u mohua kurre dhe askush nuk u distancua prej tij Ajo e plazmon kuptimin ne sferen etike morale dhe formen e shkrimit Kruja Pllumi Repishti rrefejne si personazhe dhe si autore nje kohe te gjate kujtimesh mbi 50 vjet kohe jete dhe mendimi e cila nuk perputhet me kodet dhe nenkodet e reja te socit e shi per kete autoret vihen ne altarin sakrifikal Sakrifica qenka rojtari me i mire dhe i veshtire i kodeve Ne kete rast ajo shfaqet fizike intelektuale e shkrimorebrIdeologjia gjithmone eshte paraqitur si kod por duke qene me i paqendrueshmi dhe i ndryshueshmi Per letersine shqipe nuk ishte e pandehur por kryesisht per arsye te zhvillimit kombetar kishim te benim vetem me ideologji kombetare rilindese te tipit feja e shqiptarit eshte shqiptaria ndersa nga 1944-ta kemi ideologjine marksiste-leniniste dhe realizmin socialist si nenkod Qellimi madhor dhe tejet ambicioz i kesaj te fundit ishte formimi i njeriut te ri Ndryshe nga njeriu i vjeter qe mbeshtetej te familja Zoti tradita te perfshira keto brenda kanunit ose kanuneve ky njeri personazh i nje magazine te madhe librash qe prishi pyjet e Shqiperise per te ba leter besonte te Partia pagabueshmeria e saj dhe nuk gjente paqe derisa te vendosej besimi i vetem Besimin e vetem e predikojne edhe doktrinat fetare por dialektika e imponimit te tyre eshte krejt tjeterbrNje studiues beson se Njeriu i ri krijoi vertet nje letersi te re te papare me forme te cuditshme dhe nga prizmi i sotem pothuaj te pabesueshme Mbase te qenit e pabesueshme eshte vete fati i letersise por kjo letersi e cuditshme u be e percudnueshmebrNdersa Rrno vetem per me tregue i Pllumit Nen hijen e Rozafes te Repishtit dhe Kuvend letrash me miqte i Mustafa Krujes jane te cuditshem sa te duash pertej pritshmerive dhe aspak te percudnueshem Keto tri tekste bazohen ne kode te qendrueshme te aplikuara nga letersia shqipe qysh prej Buzukut e deri ne bashkekohesi Akti i shkrimit dhe morali i shkrimit ne keto tri raste sipas meje nderthuren per te deshmuar qendrueshmerine e kodeve te medha te botes shqiptare Ato jane gjuha Bibla Kanuni me te gjithe komponentet e tij dija universale dhe nacionalizmi brE fillojme me Pllumin Nga menyra e shkrimit kryevepra e tij Rrno per me tregue 8230 eshte e organizuar me berthama rreth te cilave organizohen kontekste te pavarura kjo ngjet me vete organizmin tekstor te Bibles kodit te madh te kultures perendimore Faza metaforike e gjuhes faza metonimike dhe ajo deskriptive shfaqin ngjashmeri me librin e shenjte parabola dhe digresioni gjithashtu Ketu kemi rastin kur kodi shnderrohet edhe ne model stilistik e jo vetem ideor Gjithashtu ky tekst memuarilaisti trajton gjeresisht individin si krijese e Zotit e si zot i vetvetes si anetar i familjes qe beson ne Zot per te mberritur tek identiteti i tij nacional si perkatesi e qarte shqiptare por edhe lokale domethene malesor Te dy ne nji zgjedhin te behen klerike frat franceskan duke u magjepsur nga misteri i besimit edhe kur materializmi e kerkon si triumf te tij Zotin te zbrese ne toke ne shesh ne gjyq ne burg ne torture Ndonese ai nuk zbret domethene Zoti besimi nuk zbehet por e shtyn Pllumin te besoje se eshte vene ne proven e tij Edukuar kesisoj konturohet nje tip i ri heroi njeriu qe ndien dhimbje qe derdh lot qe ka frike i cili qellim ne vetvete ka te zakonshmen jeten me trajtat e saj por qe ne rrethana te jashtezakonshme behet i tille ne perputhje me natyren e njeriut kunder vete denatyrimit te saj aspak i ngjashem me personazhet  e realizmit socialist stereotipa te sforcuar propagande Kanuni po ashtu shfaqet si nje kod shpirteror e pragmatik shekullor   me te cilin letersia do ti beje gjithmone llogarite me te ne mos edhe vete jeta reale me nenkodin e tij etik O Kanuni i maleve ti je ma i urti ne bote esklamon Pllumi kur i duhet te zgjidhe nje dileme te madhe ne jete Ndersa gjithcka tjeter doktrinat politike organizmi i shoqerise sistemet raporti me lirine perfshihen te dija universale qe i formeson botekuptimin Letersia e Pllumit ka permasen profetike ate te meshires dhe faljes si reagim ndaj nje periudhe ku mohimi i pakushtezuar i shoqerise i ligjeve te saj i vete parimeve te cdo marreveshjeje e tradite u pasua nga nje vale dhune qe mori permasa katastrofike Gardiania fizike e shpirterore e letersise se realizmit socialist ishte kjo lloj dhune qe Zotin e zevendesoi me udheheqesin e pagabueshem familjen me kolektivin rrefimin me fleterrufene dhe autokritiken nacionalizmin me internacionalizmin Kodet e Pllumit jane ne lufte me kodet e realizmit socialist ne lufte e cfare lufte Krejt vepra e tij eshte nje fushebeteje e kesaj ndeshjeje Ai i nominon qarte kundershtite kodike Le te permendim disa prej tyre hetuesit personazhit kyc te regjimit i ve perballe klerikun me qendresen e tij doktrinare biblike ose kuranore Diktatures tirani ishte termi qe ai perdorte per regjimin shqiptar po aq perballe lirine si koncept te hershem formuluar nga njeriu cka na shpie te percaktimi si ideologu i lirise kunder tiranise duke anuar per vete domethene Pllumi nga liria anarkike e Kanunit Letersise se re nuk ngurron ti kujtoje Fishten shkollen franceskane Rilindjen e me poshte Heroit pozitiv qe vdes nga rrufeja duke ruajtur dhite e kooperatives i ve perballe njeriun qe nuk vdes rastesisht por qe perzgjidhet Njeriu mbijeton dhe shpeton trupin por humbet shpirtin vdes dhe humbet trupin por shpeton shpirtin keto jane dilemat e Pllumit te cilat nese nuk jane rast per individin por dukuri per kolektivitetin sa me te ndryshme do ta benin historine e re shqiptarebrGjuha vete eshte nje kod kemi thene me siper nje mjet identiteti dhe ne emer te tij At Zef Pllumi kthehet ne letersine shqipe per te deshmuar gegnishten ne nje veper te madhe Ai nuk shkruan gjuhem amtare por gjuhen e nanes Termi nuk prek vetem gjenezen por edhe zhargonin e autenticitetit nga fjalori ne forma e sintakse per te deshmuar nje identitet gjuhesor Do ta veme re edhe te Sami Repishti qe diferencimi ne shkrim shkon deri ne permasa te ndeshjes ideologjike Ne proceset e montuara viktimat flasin gegnisht kurse prokuroret e ndjekesit flasin toskerisht ndoshta edhe per kete shkak nga keta autore paten dhe kane marredhenie te veshtire me standardin i cili per ta me sa duket eshte nje newspeak apo neolingua qe u kujton nje persekutim disa shtresashbrNen hijen e Rozafes te Sami Repishtit liber ky qe permbledh tri periudha kohen e mbreterise Luften e Dyte Boterore dhe vitet e diktatures maksima Njeriu nuk duhet sakrifikuar ne altarin e kauzes per arsye te fitores nderton virtualisht arenen e ndeshjes se kodeve Njeri kauza dhe fitorja I pari ka sajuar te dytat e dyta ka mundur te parin Per mua jane pikerisht heronjte pozitive te letersise se realizmit socialist ata qe per Repishtin jane njerezit e rinj aktiviste kembengules qe vrapojshin me pasion mbas deshires se tyne Nuk kishte skrupull qe i ndalonte Ata nuk mendojshin ata veprojshin ndjejkshin urdhnin e eprorit ose te instiktit te tyne vetjak Ata nuk bajshin pyetje as ndiejshin nevojen per pergjigje Ata nuk ishin tolerante dhe nuk kishin frike nga opinionet e te tjerve Me kete ndergjegjesim ata nuk ndaloheshin para krimit te vrasjes se kundershtarit Ata vritshin sepse zani i ndergjegjes se tyne ishte mbytebrNje analize e shpejte e ketij teksti krijon perballjen deshire-arsye skrupull-mungese e tij mendim-veprim tolerance-intolerance ndergjegje dhe krim ose vrasje ne emer te ideologjise shqiptar i vjeter-shqiptar i ri Revolta si institucion moral eshte tipar i letersise se Repishtit jo vetem i Malraux dhe kusht i domosdoshem per revolte eshte pafajesia Repishti ndihet i tille Revolta duket se eshte nje tipar i perbashket i Repishtit me shkrimtaret e realizmit socialist por jo Kjo eshte revolta e individit qe lirine e ka gjendje te domosdoshme i cili ndjen se jo vetem ajo por gjithcka ka besuar i fyhet dhe mohohet Ne vend te saj ofrohet terrori tortura depersonalizimi dhe deklasifikimi qytetar Kjo eshte dialektisht e ndryshme nga revolta qe shpie ne revolucion politik me movent luften e klasave dhe hero Stavri Laren apo Koz Dynjane Kjo eshte revolta e humanizmit dhe jo e ideologjise homo meditans perballe homo militantsbrRevolta nga pafajesia dhe kerkimi i lirise pa izma jane dy skajet e nje nenkodi te papranueshem nga realizmi socialist Kur Repishti merr vendimin te arratiset nga Shqiperia vendos te vizitoje varrin e babes dhe nga ky takim ai arrin ne perfundimin se Baba im si fetar i bindun kishte pranue pa kundershtim kismetin qe e mundonte si vullneti i te madhit Zot Me dukej sikur ne brendine e tij nuk kishte dilema Paqsor per natyre ai jetonte nji jete te mbeshtetun ne parimet fetare e traditat shekullore te qytetit tone ishte nji tradicionalist i perkryem Kur u gjinda para vorrit te tij i gjunjezuem nga malli e respekti per kujtim e tij nuk munda me kuptue si ai nuk u revoltue kunder vuajtjes e vorfnise qe e munduen aq shume ne jete si i qendroi besnik fatalizmit nenshtrues te islamizmit Vuajtje e qetesi e brendshme nuk kishte vend per revolte E tashti djali i tij gjunjezohej para vorrit por me frymen e revoltes qe ushqeu gjate rezistences kunder te huejit gjate burgimit te gjate e qe tashti e shtynte me abandonue familjen e me rrezikue jeten me arratisje ne nji vend te huaj me te paprituna e plot te panjohuna si aventurier Shkrimtari liberal Repishti dhe shkrimtari franceskan Pllumi kane perputhje per formen e kodeve por jo per menyren sesi duhen ruajtur ato Ata ngjajne si homo poeticus por ndryshojne si homo politicus Zoti individi dhe liria eshte trinia e mendimit te tyre Te sintonia mes tyre apo mungesa e saj rrine te perbashketat dhe diferencatbr Aventura shfaqet si shpetim kur jeta dhe vdekja jane pothuaj ngjitmas qofte kur te con te vdekja qofte te jeta Vdekja eshte shpetim kur tortura te merr ne pyetje dhe flet me teper se dhimbja dhe frika e vdekjes Aventura dhe vdekja nga mungesa e lirise jane dy skaje te nje nenkodi tjeter qe personazhi i letersise se socrealizmit nuk mund ti enderroje Ai predikon qartesine racionale dhe jeten pertej vdekjes si mit qe i sherben revolucionit jo si paqe ne amshimbrRepishti ka jetuar gjate nen shoqerine e tortures si personazhet e Malroux qe analizon te vepra e tij me e hershme jo thjesht me tonet e saj dramatike por edhe me karakterin e vet metafizik Ne kete rast shkrimtari eshte i detyruar te pergjigjet jo vetem per ate cka do te beje por edhe per ate cka pandeh se eshte Repishti eshte nje rebel tradicional ne raportin mes te mires dhe te keqes Zotin e beson si ide te ketij konteksti dhe e ve ne diskutim si Shen Toma megjithese ai nuk eshte aq fatlum sa ti shfaqet si totem por e gjen ate te njeriu permes gjesteve A nuk eshte keshtu kur ne temperature nen 20 grade ne menyre te pabesueshme dikush heq pallton e tij dhe ia jep Repishtit pothuaj ne agoni ne nje kamp burgosjeje duke ia larguar vdekjen atij dhe afruar vetes Keshtu mund te kene vepruar edhe partizanet ne lufte del ne shume vepra letrare por pastaj aty ku perfundon letersia fillon krimi dhe vrasja e te njejtave personazhe nga verberia ideologjike Sic mund te kuptojme edhe ky autor eshte nje arkitekt i luftes se kodeve ne letersine shqipebrPermes nje dukurie qe askush nuk ka mundur ti jape shpjegim ndjeshmeria letrare perhere u ka paraprire gjate shekullit tone ngjarjeve historike qe do vinin e do mbeshtesnin me pas vertetesine e tyre kjo ngaqe ata qe levrojne lemin e letrave ndiejne ne vetvete kohen qe do ndodhe te nesermen eren morale apo imorale qe do fryje vete stuhite e historise shte Repishti qe ka cituar R M Alberes tek perpiqej te hynte thelle ne boten e personazheve te Andre Malraux e cila me vjen e dobishme per te kuptuar vete Repishtin por edhe nje tjeter shkrimtar shqiptarbrJo vetem me Ernest Koliqin ka ndodhur keshtu sic thote Alberes por edhe me Mustafa Krujen dhe epistolarin e tij shume te gjere Si albanolog shkrimtar gjuhetar e publicist dhe si ish kryeminister autoritar nen fashizmin vepra e tij eshte deshmi me karakterin e kundervenies historikebr Ai gjindet ne anen e te mundurve dhe u referohet pikerisht atyre kodeve apo nenkodeve qe kane strukturuar shoqerine shqiptare dhe kulturen e saj para fitores politike e ushtarake te kundershtareve te tij Per epistolaret gjithmone ka pasur debat nese duhen konsideruar letersi apo jo e sa me te shumte kane qene kundershtaret po aq te zellshem e te panumert mbrojtesit aq sa shume histori letersie i kane pjese te tyre Personalisht rreshtohem me te dytet ndaj zgjodha ti shoh si te tilla sidomos ne raport me kodetbrAi eshte parashikues dhe i bindur se ato qe konsiderohen kode te medha te botes shqiptare apo te kultures se saj do ta fitojne betejen kulturore me kodet dhe nenkodet me karakter ideologjik Ai e thote kete sapo realizmi socialit ka filluar revanshin e tij ne vitet 40-50 Ndonese shpjegimet e tij jane te karakterit historik gjuhesor dhe sociologjik ai flet gjate per gjuhen shqipe dhe vecorite e saj per plazmimin e identitetit nacional duke u autopercaktuar si nacionalist per peshen qe feja dhe dy librat e medhenj Bibla dhe Kurani kane ne shoqerine shqiptare dhe marredhenien e tyre me letersine traditen Kanunin me ritet e lindjes vdekjes jetes ne gezime e hidherime Pasi ka deshtuar eksperimenti fashist ne rrafshin politik Kruja eshte konvertuar akt ky gjithmone i diskutueshem por qe nuk mund ti mohohet askujt ne mbeshtetes i demokracise oksidentale dhe ne kete kendveshtrim ai nderton perballjen liri-komunizem si kundershtar i se dytes Kjo del e qarte ne shumicen e letrave te gjata qe u dergon miqve te tij e formuluar si ide dhe jo si art por shkruar me thagme Ndryshe nga Pllumi dhe Repishti te cilet bejne konkluzionet e historise se jetuar Merlika Kruja hipotetizon mbi ate qe do ndodhe dhe ne vija te pergjithshme hipoteza dhe konkluzioni perputhen e bashkohen ne nje lufte te luftuar nga tre te ndryshem tejet te ndryshem ne emer te kodeve te medhabrNe qofte se perdorim parimin e Frye-t te Kerkimit te arketipave do te shohim se metaforat sidomos te Pllumit dhe te Repishtit por edhe analizat epitolare te Kruja shfaqen si paradigme simbolike e antropologjike te cilat na bejne te kuptojme se cdo epoke eshte e ndryshme por te gjitha epokat mbahen brenda nje skeme vdekje-lindje gezim-dhimbje shpirt-mish dhe kodet e medha le te themi ato me origjine hyjnore marrin kuptim nga keto binome Dhe meqenese ato e kushtezojne natyren e njeriut bash per kete arsye e fitojne betejen me kodet ideologjike qe krijon njeriu per te kenaqur egot dhe fantazite apo dominuar te ngjashmit e vet
br
tweet