Athinë, 19 tetor 2011, NOA/Albana Qehajaj - Më shumë se 100 000 persona, punëtorë, të papunë, studentë, qytetarë të të gjitha moshave dhe nga gjithë qytetet e Greqisë, kanë mbushur rrugët dhe sheshin qëndror të Athinës.





Qytetarët e zemëruar jashtë parlamentit hodhën parrulla kundër qeverisë, parlamentarëve, dhe Presidentit të Republikës.







Tension i madh u krijua kur persona të maskuar qëlluan me koktejle Molotov dhe gurë kundër policisë.





Një grua e moshuar u dërgua në spital, pasi u shemb në tokë gjatë protestës.Tension ka patur edhe në protestat në Selanik, mes protestuesve dhe policisë.





Policia përdori gaz lotsjellës dhe kimikate kundër protestuesve, të cilët të irrituar janë përpjekur të rrëzojnë gardhin metalik rrethues të parlamentit.

a.q/NOA