Nga Express më 12 maj 2011 në ora 16:17

Trajner i ardhshëm i Atletico Madridit do të jetë ish reprezentuesi spanjoll, Luis Enrique, sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca.



Marca ka njoftuar të enjten se Enrique, 41 vjeç, ka vendosur të pranojë ofertën nga Atletico, por kërkohej edhe nga Sevilla, Getafe dhe Valencia.



Atletico pritet të largojë trajnerin Quique Sanchez Flores, i cili i udhëhoqi ata drejt triumfit në Europa League sezonin e kaluar, por dështoi të ndërtojë atë sukses këtë vit.



Atletico aktualisht zë pozitën e shtatë në La Liga.