Të tjera rreth shkrimit VIDEO

Çmimi i Madh i Formula 1 në pistën e Monza-s në Italia i ka buzëqeshur pilotit të Mercedez, Luis Hmilton. Britaniku zhvilloi një garë pozitive duke e merituar fitoren, pasi bëri diferencën nga ndjekësit. Fitorja ishte një ngushëllim për Hamilton pas garave zhgënjyese. Ndërsa në vendin e dytë u pozicionua një tjetër pilot i Mercedes, Nico Rosberg.

Vendin e fundit në podium arriti që ta zerë braziliani Felipe Masa, që u rikthye pas disa kohësh mes më të mirëve. Surprizë ishte Fernando Alonso, i cili nuk arriti që të përfundonte garën. Ndërsa pas garës së Monza-s renditja kryesohet nga Rosberg që ka 238 pikë, ndjekësi më i afërt është Hamilton me 216.  


d.b/shqiparja.com


Ndiqni Shqiptarja.com në
Facebook dhe në
Twitter