www.albania-sport.com - Sulmuesi uruguaian i Ajax, Luis Suarez, është një nga lojtarët më të dëshiruar të klubeve të mëdha europiane. Për televizionin e njohur holandez AT5, futbollisti shprehu dëshirën se ai synon të qendrojë në grupin e “harkëtarëve”: “Më pëlqen Ajax. Do të qëndroj këtu”. Për Luis Suarez interesohen gjigantët anglezë Chelsea dhe Manchester United. Sulmuesi uruguaian ka qenë shumë prodhimtar këtë sezon në Eredivisie, duke qenë një nga golashënuesit më të mirë në Europë me 32 gola. Suarez shënoi tre gola në fitoren 7-0 këtë javë të Ajax kundër VVV-Venlo. Suarez do të luajë në World Cup 2010 me Uruguain, së bashku edhe me sulmuesin e Atletico Madrid, Diego Forlan.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 13 Prill 2010








Shto dhe ti komentin tend



Emri dhe e-maili