Manchester United kualifikohet në çerekfinale të FA Cup, pasi eliminoi Huddersfieldin duke e mposhtur 0-2 në Kirklees Stadium. Një fitore e pastër por cinike e Djajve të Kuq, që vuajtën presionin e vendasve, por në daljet në kundërsulm shfrytëzuan potencën e Romelu Lukakut, që shënoi të dy golat e sfidës.


Takimi u zhbllokua që në minutën e 3-të, kur Juan Mata pasoi saktë për sulmuesin belg, që pasi shmangu mbrojtësin gjeti këndin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë.


Lojtarët e Huddersfieldit bënë gjithçka për të gjetur barazimin, por në një tjetër moment kundërsulmi, pas kombinimit me Sanchez, Lukaku realizoi golin që vrau shpresat e vendasve për një kualifikim të mundshëm.


17 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com