Deputeti demokrat Ervin Salianji ka thënë sot  në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” se kryedemokrati Lulzim Basha dhe disa deputetë të PD janë përgjuar për disa kohë nga policia e shtetit.


Sipas tij përgjimet janë bërë pas publikimit nga opozita të audiopërgjimit të pretenduar të Agron Xhafajt me personazhin kontravers Albert Veliu i njohur ndryshe si “Babalja”.


“Në këtë vend, skandali mbulon skandalin. Policia e Shtetit e urdhëruar nga ministri i atëhershëm, Fatmir Xhafaj, mbante në survejim prej 24 orësh kryetarin e opozitës. Padiskutim edhe mua si deputet. E dimë nga informacionet në polici. Ka pasur një survejim të plotë të të gjithë personave që janë marrë me këtë çështje, çështjen e Agron Geron Xhafës”, tha Salianji.