TIRAN - Ministri i Brendshem Lulzim Basha nisi dje de fakto fushaten e tij elektorale per bashkine e kryeqytetit. Fushata e tij do te kete sloganin Per nje Tirane te sigurt europiane dhe kjo u prezantua dje se bashku me nje projekt per ruajtjen e territorit te kryeqytetit me kamera. I promovuar prej me shume se nje viti si kandidati i Partise Demokratike per Tiranen nga kryeministri Berisha Basha po shfaqet gjithnje e me shume ne media duke prezantuar projekte te ndryshme per kryeqytetin. Vete Berisha ka pohuar se fushata de jure do te nise me date 22 mars por de fakto ka nisur qe me 20 shkurt. Pas prezantimit te projektit perpara medieve Basha u pyet ne menyre direkte nese ishte apo jo kandidati zyrtar i Partise Demokratike per Bashkine e Tiranes por nuk pranoi te pergjigjej. Duke buzeqeshur si per te konfirmuar ne heshtje pyetjen e bere Basha iu largua gazetareve.




Projekti

Projekti i prezantuar dje nga ministri i Brendshem parashikon instalimin e nje sistemi te gjere kamerash ne te gjithe territorin e Tiranes. Ky projekt do te mundesoje vezhgimin pamor me kamera 24 ore ne 24 per gjithe territorin e Tiranes hyrjet dhe daljet e qytetit kryqezimet e rrugeve vendndodhjet e shkollave ambientet publike e social-kulturore bankat dhe tregjet e biznesit- tha dje ministri. Ne thelb projekti parashikon instalimin e kamerave ne te gjithe zonen brenda unazes si dhe ne zonat me dendesi te madhe popullsie. Te vetmet qe do te mbesin jashte monitorimit me kamera do te jene periferite e largeta.




Informacioni qe ofron sistemi do te percillet ne kohe reale ne qendren operative ku efektive policie do te monitorojne pamjet qe shfaqen ne ekrane. Ky sistem vezhgimi do ti vije ne ndihme edhe sherbimit ambulator shendetesor sherbimit zjarrfikes dhe sherbimeve te tjera per qytetaret dhe komunitetin.




Nisja e zbatimit te projektit per vezhgimin e territorit te Tiranes perkon me nisjen e fushates elektorale ndersa perfundimi i fazes se pare eshte parashikuar qe te jete muaji nentor.




Bashkepunimi i policise me komunitetin dhe ne sherbim te komunitetit eshte dhe mbetet rruga e vetme per te shenuar suksesin e ketij projekti per forcimin e metejshem te rendit dhe sigurise publike per qytetaret e Tiranes dhe te gjithe vendit. Projekti per nje Tirane te sigurt europiane eshte rasti konkret - tha ministri Basha.

Nje pike tjeter e strategjise se PD-se per Tiranen do te jete edhe sistemimi i kanaleve te ujerave te zeza ne menyre qe te mos derdhen ne det. Kjo eshte pohuar pak dite me pare nga kryeministri Berisha ne mbledhjen e qeverise. Ne kete mbledhje Berisha permendi edhe faktin qe Basha do te kujdeset per Bashkine e Tiranes. Zyrtarisht PD nuk ka shpallur ende kandidatet e saj zyrtare per zgjedhjet vendore pasi pritet miratimi i tyre ne kryesi por burime brenda mazhorances pohojne se deri me tani i vetmi emer i sigurt eshte ai i Lulzim Bashes per bashkine e Tiranes.