Kryetari i opozitës, Lulzim Basha gjatë takimit me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se zotimi i parë i qeverisjes së tij do të jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit.



Basha tha se ky premtim i është bërë kryeministrit të Kosovës dhe do të mbahet nga qeverisja e PD-së.


Ai ka deklaruar se ka vizituar zonat turistike ku ka parë nga afër problematikat, ndërkohë që ka shtuar se aktualisht nuk e ka mundësinë të ndërhyjë që të zgjidhë problemet e sektorit të turizmit.


Hoti vjen me një përvojë të jashtëzakonshme në fushën e ekonomisë dhe plani i Kosovës, për ne si opozitë përbën një shembull se si kryeministri Hoti po përballen me pasojat që ka shakktuar pandemia dhe për tu fokusuar në strategjitë për rimëkëmbjen. Dua të shpreh besimin se nënë drejtimine  Hotit, Kosova do të dijë tja dalë mbanë, ka të gjithë përvojën, mençurinë dhe kurajon për të ecur përpara, pavarësisht situatës së tanishme politike, drejt një synimi të përbashkët,. Një shtet i fortë, anëtar ui NATO dhe BE.


Në këtë 30 vjetor të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrik 1990, është kënaqësi të shoh se Kosova është e pavarur ka institucione të konsoliduara dhe ka politikanë të zotë, që janë kalitur me sfida të panumërta të Luftës Çlirimtare të Kosovës.


Premtimi im qendron. Do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së ardhshme, heqja e taksës e Rrrugës së Kombit. Sikundër, i kam kërkuar kryeministrit Hoti të bëjmë gjithccka për të ndihmuar sado pak turizmin në këtë kohë të vështirë. Sot paradite kam qenë në Velipojë, gjatë gjithë javës kam vizituar vijën bregdetare dhe kam parë situatën shumë të rëndë të turizmit, që përbën ¼-ën e ekonomisë shqiptare. Të vetmit turistë që takova janë nga Kosova. Shpresoj që, me bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës, do të mundësojmë të kemi një numër sa më të madh turistësh ga Kosova në plazhet tona të bukura, veccanërisht në këtë kohë. Ka shmë punë që duhen bërë nga ana jonë, që nga siguria rrugore, infrastruktura, ccmimi i lartë i karburantit. Këto janë ccështje që nuk i korrigjoj dot sot, por marr angazhim para medias, opinionit publik të Shqipërisë dhe Kosovës se një nga vendimet e para do të jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit., tha Basha.


Nga ana tij, kryeministri i Kosovës pohoi se gjatë takimit me Bashën kishte diskutuar për problematikat midis dy vendeve pjesë e të cilës ka qenë dhe taksa për Rrugën e Kombit. Edhe Hoti konfirmoi se ka marrë premtimin nga Lulzim Basha për ta hequr këtë taksë.


Kemi ndarë të gjitha shqetësimet, ccështjet që duhet ti adresojmë si dy shtete, përfshirë edhe taksën e Rrugës së Kombit. Kam zotimin e zotit Basha, që ajo taksë do të hiqet, u shpreh Hoti.