Nga Julian Kasapi


Nga të dëmtuarit, Canka është bashkuar dje me grupin, pritet riaftësimi i plotë i Gjonit, ndërsa Xhafa do të qëndrojë disa ditë larg fushave


Verdhejeshilët e kanë nisur javën stërvitore me shijen e fitores, edhe pse ishte thjesht një miqësore ajo me Shkumbinin, që luan në superiore. Ka qenë një test, që u ka shërbyer shumë lushnjarëve për të parë se ku ndodhen me përgatitjet për fazën e dytë, që starton më 11 shkurt dhe ata i gjen në fushën e Mamurrasit.


Në kohën e mbetur, sipas trajnerit Malko, Lushnja do të përpiqet të ketë sa më shumë miqësore edhe në kuadër të lehtësimit të muskulaturës së futbollistëve nga ngarkesat e marra në Ulqin. Java ka nisur me vëmendjen te teknika, perfeksionimi i së cilës është mjaft i rëndësishëm deri në prag fazës së dytë.


Bejte Portieri i skuadrës lushnjare, Ibrahim Bejte, nuk mund të aktivizohet pa gjetur më parë një mbrojtëse fytyre, që do ta lejojë të luajë me hundën e krisur. Është një situatë e ngjashme me portierin e kombëtares shqiptare, Samir Ujkanin, i cili e ka hequr dje maskën mbrojtëse në fytyrë, që e mbajti për disa javë.


Mbetet për tu parë, nëse do të bëhet e mundur gjetja e një mbrojtëseje të tillë, pa të cilën mbrojtësi ekstrem lushnjar nuk mund të luajë fazën e dytë, edhe pse është përmirësuar fizikisht dhe stërvitet me grupin.


Të dëmtuarit e tjerë Një tjetër i dëmtuar, sulmuesi Mikel Canka, dje është bashkuar me grupin dhe po stërvitet rregullisht. Tani pritet riaftësimi i mesfushorit Klevis Gjoni, i cili ende nuk i është bashkuar grupit. Ndërkohë, dëmtimi i Xhafës në ndeshjen miqësore me Shkumbinin duket se nuk është aq i rëndë.


Mbrojtësi i ardhur në merkaton e janarit do të qëndrojë disa ditë larg fushave. Pavarësisht këtyre dëmtimeve, lushnjarët mburren me kontigjentin e tyre, që sipas tyre, në gjysmën e dytë të kamionatit do të kapë një nga dy vendet e para në klasifikim.